Një kamion është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Siç shihet edhe nga pamjet, kamioni ka qenë në ecje, ende nuk dihet shkaku që kamioni ka marrë flakë. Ndërkohë si pasojë e këtij incidenti janë krijuar radhë të gjata kilometrike me makina.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 08.11.2022, në afërsi të nënkalimit te Fabrika e Miellit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip kamion me drejtues shtetasin O. K.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: