Një magazinë me bazë ushqimore në tregun e gjësë së gjallë në fshatin Qerekë të Krujës është djegur plotësisht nga zjarri. Magazina kishte mbi 300 lidhje bari të cilat janë djegur totalisht.

Zjarri sipas burimeve është i qëllimshëm. Nuk dihet ende pronari i magazinës. Për shuarjen dhe lokalizimin e flakëve ka ndërhyrë zjarrfikësja e Niklës dhe zjarrfikësja e Kamzës.

Paraprakisht mendohet se dëmi i shkaktuar është rreth 3 milionë lekë të vjetra. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: