Tirana dhe Bylis barazuan 2-2, në ndeshjen e Superiores të luajtur në “Arena Kombëtare”.
Ballshiotët realizuan të parët me Arli Pergjoni, ndërsa brenda pjesës së parë, barazoi shifrat Florjan Pergjoni.
Në minutën e 70-të, mysafirët u tërhoqën nga loja. Shkak për këtë vendim u bë akordimi i një penalltie në favor të bardhebluve.
Gjithsesi, pas disa minutash ndeshja rifilloi normalisht, me ekipin e Shkëmbit që kaloi në epërsi, pas ekzekutimit të saktë të 11-metërshit nga Zharmuni. Gëzimi zgjati pak, pasi Ilieski ndëshkoi kryeqytetasit.
Tirana është në vendin e tetë, ndërsa Bylis në të shtatin.