“Në këtë moment jemi ndalur. Që nga data 9 mars nuk kemi zbritur në fushë. Javën e ardhshme, duke nisur nga e hëna e 18 majit do të nisin seancat në grup, ndërsa nga 3 qershori nisim me Superligën. Më pas, nga 7 qershori edhe me Kategorinë e Parë dhe të Dytë”, u shpreh Duka ditën e sotme për mediat italiane.

Pak orë më pas ka ardhur edhe konfirmimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, që si pasojë e lehtësimit të masave duke filluar nga e hëna më 18 maj. Pra klubet do kenë mundësi të rinisin stërvitjen direkt në grup dhe jo në mënyrë individuale, siç ishte njoftuar më herët.

Ndërkohë klubet nga ana e tyre po marrin masat e para. Klubi i Tiranës ka nisur dizinfektimin e ambienteve të saj në qendrën sportive “Skënder Halili” dhe stadiumin “Selman Stërmasi”, teksa të gjitha ekipet duhet t’u përshtaten rregullave strikte të protokollit higjieno-sanitar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb