Moti i pazakontë me rrebeshe shiu, stuhi e breshër ka përfshirë këtë pasdite disa qytete të vendit. Pas Beratit, “BalkanWeb” sjell pamje dhe nga Librazhdi, ku shihet se në 60 minuta shi e rrebesh qendra e qytetit është bërë e pakalueshme.

Uji ka mbuluar qytetin deri në 15-20 cm, duke e shndërruar në “liqen”. Për shkak të intensitetit të jashtëzakonshëm të reshjeve të shiut pusetat nuk mund të thithin më shumë se 15-30% të sasisë së ujit, që ka mbuluar rrugët dhe sheshet.

Ndërkohë, si rezultat i motit të keq në segmentin “Kthesa e Murrashit” dhe në aksin Librazhd-Prrenjas, në segmentin “Kthesa e Dragostunjës”, ka rënie masive dherash e gurësh, duke e bërë të rrezikshëm qarkullimin e mjeteve.

Thuajse e njëjta situatë paraqitet edhe në qytetin e Korçës, ku siç shihet në videot që gazetarja Lorena Kodra sjell në redaksinë e “BalkanWeb” uji ka “pushtuar” qytetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb