Olsi Rama kërkonte një dhuratë të fundit nga ekipi për këtë fund vit por në Laç të kuqtë bien keq. Dy ish të famshëm, Shpëtim Duro dhe Mazrekaj i dhurojnë një leksion të pastër futbolli Partizanit, i pari që i besoj një fanellë titullarë ndërsa ish mesfushorit të kuq shfaqi klasin e tij me dy gola shumë të bukur.

Jo vetëm kaq, Mazrekaj ideoj dhe golin e parë në minutën e 8-të, ku krosi i tij u konvertua në gol nga Harmon me një plazhin të bukur me kokë.

Të kuqtë reaguan shpejt dhe tre minuta më pas Tedi Cara brenda në zonë riktheu baraspeshën. Kurbinasin ishin më superiore në fushë, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Mazrekaj me një goditje të lehtë nga distanca kapi të papërgatitur Alban Hoxhën duke kaluar Laçin në avantazh.

Me një gol thuajse identik, Mazrekaj përsëriti sërish vetën në minutën e 68-të, këtë herë nga goditja e dënimit. Krosimi i tij nuk u devijua nga askush duke përfunduar drejtë për drejtë në rrjetën e Alban Hoxhës.

Goli i tretë i dha qetësi ekipit të Shpëtim Duros për të administruar si duhet këtë tre pikësh por në fund, në kohën shtesë, Partizani ngushtoi diferencat në 3-2 me Alesio Hysenin, një gol që vlen thjeshtë për statistika pasi bardhezinjtë arkivojnë këtë tre pikësh që i rikthen në garë për objektivat sezonal. Partizani konfirmoi edhe në këtë sfidë të fundit për ketë vit se janë një ekip me shumë luhatje, të aftë të fitojnë ndeshja të mëdha si ajo kundër Kukësit por dhe të bien keq pas vetëm tre ditësh, merkato për kryeqytetasit nuk është luks por domosdoshmëri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb