Penalltia e fundit shënuar nga Milik ka sjellë menjëherë një festë të çmendur në rrugët e qytetit të Napolit. Afro 5 mijë tifozë janë bërë bashkë për të festuar titullin e 6-të në Kupën e Italisë duke shpërfillur çdo masë ndaj Covid-19.

Tifozë në delir kënduan e festuar gjatë këtë sukses ku nuk munguan hedhjet në shatërvan apo flakadanë. Ky është një trofe i veçantë i ardhur në një sezon të vështirë dhe mbi të gjitha pas një izolimi kaq të gjatë, ky trofe ishte tundim i fortë, një arsye e madhe për të festuar pavarësisht se shkelen të gjithë rregullat e distancimit fizik.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb