SPANJË

Atletiko i Madridit është frenuar në sfidën e sotme në transfertë kundër Leganesit. Kryeqytetasit kanë barazuar në shifrat  1-1, ndërsa pjesa e parë pavarësisht rasteve të krijuara përfundoi me rrjeta të paprekura.

Kamopioni i Kupës së Botës, Antoine Greiezman në minutën e 70-të ka realizuar një “perlë” nga goditja e dënimit, por i është kundërpërgjigjur Karillo pak minuta më pas duke barazuar shifrat.

Kryeqytetasit renditen të dytët në kampionat, por ekipet që e ndjekin Alavesh dhe Sevilia, rezultojnë me 1 ndeshje më pak.
(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb