Këshilli Kombëtar do të zgjedhë sot 20 anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Gjatë kësaj mbledhje Këshilli Kombëtar ka vendosur të mbajë një minutë heshtje në nder të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

Ish-presidenti ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare.

Nishani ishte president për një mandat 5-vjeçar, ndërsa në këtë post u zgjodh në 24 korrik të 2012-ës deri në 24 korrik të 2017-ës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb