Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga operacioni antidrogë që kryen dje agjentët e Guardia di Finanza dhe Policia e Vlorës në detin Jon, ku u sekuestruan plot 992 kg kanabis, i paketuar në 153 thasë.

Sipas tyre, tre skafet që drejtoheshin nga vlonjatët Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi kanë qenë gjatë gjithë kohës në ruajtje nga ajri nëpërmjet helikopterit, teksa dy prej tyre u kapën në det në momentin e shkëbimit, ndërsa skafi i tretë u gjet në portin e Triportit.

Më pas në orën 11.00 mbërriti konfirmimi se veliera e quajtur “Scarabeo”, nuk kishte asnjë flamur lundrimi, për këtë arsye, pasi mjetet e GDF arritën në kufirin e ujërave territoriale italiane, nisën hetimet për të përcaktuar nëse anija i përket ndonjë shteti.

Në këtë moment ushtarakët hipën në anije dhe gjatë kontrollit u zbulua droga dhe paratë e gatshme.

Në përfundim të operacioneve, “Scarabeo” u shoqërua në portin e Galipolit për një kontroll më të thelluar dhe, në përfundim të kontrolleve të mëvonshme, anija u sekuestrua, së bashku me dy celularët e kapitenëve ukrainas që ishin në bordin e saj.

Varka me vela rezulton të jenë në pronësi të një personi tjetër, po me kombësi ukrainase, por nuk është e vjedhur.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar se ku do të ankorohej ajo pasi u ngarkua me drogë në mes të detit, por duke pasur parasysh drejtimin e lundrimit, supozohet se duhet të ishte ndalur në Pulia.

Për operacionin në fjalë kanë folur për mediat italiane drejtuesit më të lartë të Guardia di Finanzas së Barit.

Img 1121 653x367
Img 1121 653×367

“Ky operacion ka nxjerrë në pah një model të ri të operimit për transportin e lëndës narkotike. Kontrabandistët tentuan të çajnë bllokadën me një varkë me vela. Por njohuritë, përvoja dhe kapacitetet teknike të Guardia di Finanza bënë të mundur identifikimin e ngarkesës dhe sekuestrimin e saj. Ne do t’i kushtojmë vëmendje këtij modaliteti shumë delikat”, tha  Koloneli Armando Franza , Komandanti i Departamentit Operativ të Barit Aeronavale të Guardia di Finanza.

Ndërkohë, nënkoloneli Giulio Leo , Komandanti i Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Komandës së Provincës së Leçes deklaroi: “Ne kemi gjetur në hetime të ndryshme, “Astrolabi” më i fundit mbi imigracionin e paligjshëm, që krimi i organizuar ndërkufitar përdor aftësi detare nga Ukraina”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb