Ne mund të jemi në pranverë, por në një fshat të Greqisë ka rënë borë e dendur. Dëbora mbuloi me “vello” të bardhë fshatin Nimfaio në Florina.

Si rrjedhojë e reshjeve të borës, fshati u shndërrua thuajse totalisht, sikur të ishte dimër. Një video e shpërndarë në “Facebbook” nga banorë vendas tregon sesi bora ka “pushtuar” fshatin më datë 7 maj.

Observatori Kombëtar i Athinës njoftoi se temperatura më e ulët u regjistrua në Edessa, Malin Parnas dhe Vasilits, ku u shënua minus 4 gradë celcius.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: