TIRANË

Prokuroria e Posaçme Anti korrupsion dhe anti krimit të organizuar me sa duket do të jetë përherë nën syrin e ndërkombëtarëve.

Edhe sot në SPAK kanë mbërritur përfaqësues të ambasadës amerikane që asistojnë prokurorët në disa nga çështjet më të rëndësishme të drejtësisë. Mësohet se përfaqësuesit e SPAK janë ‘mysafirë’ të rregullt të SPAK duke asistuar në problematikat e ndryshme.

Kujtojmë se SPAK është një institucion i ri që është ngritur në kuadër të reformës në drejtësi, kjo e fundit një kërkesë e vazhdueshme ndërkombëtarëve që kanë qenë shumë aktivë në të gjitha institucionet e reja si ato të vettingut apo Byronë Kombëtare të Hetimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb