Laçi ka marrë një fitore të rëndësishme 0-2 ndaj Bylis në transfertë, në sfidën e parë të javës së 31- të elitës.

Skuadra nga Ballshi do pretendonte për 11-metërsh në minutën e 15-të pasi Kaçorri u rrëzua në zonë, por arbitri nuk e vlerësoi si penallti.

Pas gjysmë ore loje, kurbinasit mund të festonin. Manellari gjeti Bajramajn me mjaft vizion, me këtë të fundit që futi topin në zonë dhe Bibo u tregua i saktë para porte.

Protagonist për vendasit ishte sërish Kaçorri (50’). Sulmuesi gaboi nga fare pranë, pas një asisti të Qardakut.

Në minutën e 70-të, laçjanët mund të dyfishonin shifrat me Guindo, por Teqja i tha jo. Goli i sigurisë për ekipin e Stavri Nicës erdhi vetëm në fund nga Babatunde.

Me këtë rezultat, Laçi shkon në vendin e katërt me 43 pikë. Në krahun tjetër, Bylis komplikon shumë mbijetesën. Skuadra e Shensoit gjendet e parafundit me 33 pikë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: