Një i plagosur rëndë dhe një i vdekur. Ky është bilanci i deritanishëm nga atentati me armë zjarri në zonën e Milotit, shumë pranë qytetit të Laçit.

28-vjeçari Klisman Preçi ka ndërruar jetë gjatë rrugë për në Spitalin e Traumës, ndërkohë që një automjet është gjetur i djegur në fshatin Bërzanë të Kurbinit dhe dyshohet se është i autorëve që kanë kryer atentatin.

Ndërkohë automjeti tip “Toyota” me të cilin udhëtonin Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi ndodhet ende në vendngjarje, me hetuesit që po kryejnë ekspertizën e ngjarjes së rëndë.

Sipas gazetarit të News24, Elidon Ndreka atentati ka ndodhur në një zonë të ndriçuar dhe me prezencë të kamerave të sigurisë, çka nuk i ka penguar aspak atentatorët që të bëjnë një sulm të tillë.

Ndërkohë vlen të kujtojmë se edhe dy ngjarjet e mëhershme ku 28-vjeçari Preçi i shpëtoi një sulmi me armë, po ashtu edhe atentati ndaj Ylli Brahimit vitin e kaluar kanë ndodhur në mes të ditës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb