Laçi ia del të thyejë Teutën dhe të ngjitet forcë e tretë në kampionat, të paktën përkohësisht. Të besuarit e Armando Cungut i falen golit të shënuar nga Turkaj në pjesën e dytë dhe me shkodranin e stolit kurbinas që del fitimtar ndaj patriotit të tij te Teuta, Edi Martinit.

Ndeshja ka dhuruar momente shënimi për të dyja ekipet, por minuta e 53-të do të jetë e vetmja që do të prodhojë gol. Harkim nga këndorja dhe Turkaj në shtyllën e dytë nuk fal me kokë duke thyer Frashërin.

Gol Turkaj on Vidnews.

Teuta nuk do të bëjë shumë në minutat e mbetura për të shmangur disfatën, me Laçin që ngjitet në kuotën e 28 pikëve, por aq sa Teuta, Partizani e Tirana dhe momentalisht mban vendin e tretë në prite të takimeve të nersërme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: