Serie A mbetet vitrina më e rëndësishme e legjionarëve kuqezi, një koloni i vërtetë me futbollistë shqiptarë të cilët javë pas javë po shndërrohen në protagonist absolut në klubet respektive. Parma-Verona solli dhe një “mini derbi” mes futbollistëve të Kombëtares, Dermaku përballë Kumbullës, dy qendërmbrojtës të ri dhe të talentuar që premtojnë garanci për të ardhmen.

Marash Kumbulla fitoi duelin në distancë me Dermakun pasi në fund të 90-minutave u vlerësua me një notë më shumë:

Kumbulla
Kumbulla

“I shkon shumë pranë golit me një goditje me kokë. Në zonat e tij nuk ka rreziqe të mëdha, edhe kur ka shumë kundërshtarë, nota 6,5 për Kumbullën”.

Dermaku
Dermaku

Protagonist për Parmën ishte dhe Dermaku: “Nuk përjeton probleme të mëdha. I shkon pranë golit të barazimit me një goditje të thatë me kokë, ndalet nga Silvestri në dy kohë, nota 5,5 për Dermakun”.

Më në fund pas 10-të javësh, rikthehet në fushë Emanuele Ndoj. Titullarë i padiskutuar një sezon më parë te Brescia, një nga protagonistët kryesor në rikthimin e tyre në Serie A, por një dëmtimi i gjatë bëri që Ndoj të debutoj vetëm në javën e 10-të përballë Interit:

Ndoji
Ndoji

“Futet mirë në fushë, përshtatet menjëherë me lojën, pavarësisht se nuk dha shkëndija të veçanta, nota 6 për Ndoj.”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb