Një atmosferë paniku mbretëroi në mesin e ekipeve të shpëtimit nga pasgoditjet, ndërsa po punonin për të nxjerrë qytetarët nga rrënojat e ndërtesave të shembura, si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Pasgoditjet po ndodhin herë pas here dhe kanë ndikuar negativisht në punën e ekipeve të shpëtimit, në veçanti pranë ndërtesave të shembura.

Momenti i panikut është regjistruar nga kameramani i Anadolu Agency, ku shihen pjesëtarët e ekipeve të shpëtimit nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, duke tentuar të nxjerrin tre persona kur ndihen lëkundjet në Antakya, dhe ata vrapojnë me tërë forcën jashtë objektit.

Madje vullnetarët që po intervistoheshin u detyruan t’i ndërpresin punën gazetarëve sapo u ndjenë lëkundjet e lehta. Megjithatë pas qetësimit të situatës, ekipet u rikthyen në ndërtesë për të vazhduar me operacionin e kërkim-shpëtimit.

Deri më tani vlerësohet se në Turqi dhe Siri kanë humbur jetën mbi 36 mijë persona, si pasojë e tërmeteve të fuqishme që goditën këto dy vende.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb