Vllaznia dhe Bylisi kanë ndarë nga një pikë në “Loro Boriçi” duke bërë që lufta për vendin e tetë që të çon në play-out të jetë më e ndezur se kurrë. Shkodranët kanë qenë gjithmonë në ndjekje, pasi mallakastriotët kryesuan dy herë, por kuqeblutë arritën të shkëpusin barazimin 2-2.

Mëllugja do të shndërrojë në gol penalltinë e akorduar nga Juxhin Xhaja në të 15-ën, por tetë minuta më pas Gurishta rikthen barazpeshën në sfidë. Në pjesën e dytë shënon sërish Bylisi i pari, kësaj radhe me Mozonen në të 67-të, por 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt Sidorenko vë firmën e tij në rezultatin përfundimtar 2-2, që lë Vllazninë në vendin e tetë me 39 pikë dhe Bylisin në të shtatin me një pikë më shumë.

0-1 Mëllugja 15′

1-1 Gurishta 23′

1-2 Mozone 67′

2-2 Sidorenko 84′

Kukësi bën detyrat e shtëpisë me Flamurtarin e rënë nga kategoria dhe qëndron ende në korsinë e titullit, duke shpresuar që Tirana të bëjë hap fals në përballjen e saj kundër Teutës. Në “Elbasan Arena” ndeshja është pa shumë histori dhe verilindorët detyrojnë kuqezinjtë të kapitullojnë që në pjesën e parë, kur shënojnë tre herë me Abazaj dhe Shkurtajn (2).

Në pjesën e dytë Hoxha do të ngushtojë diferecant në të 48-të përpara se Shkurtaj të plotësojë tripletën e tij dhe të vulosë shifrat 4-1, që e ngjisin Kukësin në kuotën e 53 pikëve, 6 më pak se Tirana, por me bardheblutë që kanë një sfidë më pak, pasi luajnë në orën 20:00 në “Niko Dovana”.

3′ Abazaj 1-0

27′ Shkurtaj 2-0

41′ Shkurtaj 3-0

48′ Hoxhaj 3-1

62′ Shkurtaj 4-1

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb