Një javë përpara derbit të kryeqytetit, Partizani dhe Tirana ndezin” motorët” rikthehen tek suksesi duke shmangur presion përpara sfidës më të rëndësishme të futbollit shqiptar. Në bardhësinë e Korçës, në një sfidë të akullt, të kuqtë zgjidhën gjithçka shumë shpejt, me dy gola brenda tetë minutash. Në aksionin e parë, Jurgen Bardhi i harruar në shtyllën e dytë, me kokë kaloi Partizanin në avantazh.

Ekipi i Ahmataj dukej i mpirë në fushë, katër minuta më pas, Asani këmbënguli në krahë, shërbeu në qendër për Solomon që me kokë dërgoi topin në trekëndësh duke dyfishuar shifrat.

Në pjesën e dytë, Mensah ngushtoi rezultatin në minutën e 65-të duke hapur përkohësisht garën por vetëm kaq pa mundur të shmangin humbjen që i zhyt në fundin e klasifikimit.

Në kryeqytet, në stadiumin “Selman Stërmasi” në kushte perfekte, Tirana rikthehet më në fund tek fitorja pas 5 barazimeve radhazi. Makthet e ndeshjeve të fundit e shoqëruan edhe në sfidën kundër Kastriotit pasi ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh në minutën e 21-ë me Dejvid.

Bardheblutë reaguan shpejt, me një aksion model në minutën e 35-të barazuar shifrat falë golit të Idi Bathës.

Me fillimin e pjesës së dytë, kampionët në fuqi futen në fushë më të karikuar dhe në minutën e 53-të ishte Ernest Muçi ai që tund rrjetën duke përmbysur rezultatin në 2-1.

Debutoi me fanellën bardheblue edhe Taulant Seferi, një nga transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje dimri por ma mundur të lë gjurmë. Tirana shijon këtë sukses që i ngjit në vendin e pestë në kuotën e 20-pikë, tre më pak se Partizani i vendit të dytë. Laçi zhgënjen në transfertë përballë Apolonisë duke u mposhtur me rezultatin 1-0.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb