TIRANË

Aktori Laert Vasili ka pasur një përplasje të fortë me kolegët e tij sa i takon Teatrit Kombëtar.

Aktorët e tjerë e kanë denoncuar atë, duke thënë se Vasili gjatë natës griste afishet.  Në një video të publikuar sot nga “Balkanweb” shihej se kolegët e akuzonin Vasilin se griste afishet.

Pas publikimit të pamjeve, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin e aktorit Laert Vasili.

Në një video të dytë të mbërritur në redaksinë e “Balkanweb” shihet momenti i shoqërimit të Laert Vasilit pas incidentit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb