Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Nga njëra anë “frika” dhe nga ana tjetër fakti që përpara Juventusit luante për rivalët e përjetshëm të Realit, e ktheu Kristiano Ronaldon në shënjestrën e tifozëve të Atletiko Madrid. Sa herë portugezi kapte topin, vërshëllimat shurdhuese pushtonin tribunat e stadiumit. Por CR7 sipas mënurës së tij iu përgjigj nga fusha, duke i kujtuar tifozëve vendas se ai e ka fituar pesë herë Champions, ndërsa ata ende nuk e kanë shijuar këtë trofe.

Por pas humbjes, sulmuesi i Juventusit, përësiriti të njëjtin gjest edhe përpara gazetarëve në zonën miks, duke treguar edhe një herë pesë gishtat, ose “manitën” siç quhet në Spanjë. “Ky është futbolli. Unë e kam fituar pesë herë, kurse këta djemtë këtë, asnjëherë”, ishin fjalët e Kristiano Ronaldos, teksa largohej nga stadiumi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb