Nuk ka më dyshime. Ivan Perisic do të firmosë për Tottenham, duke u larguar kështu përfundimisht nga Interi. Sulmuesi anësor ka mbërritur në Londër, për të zhvilluar vizitat mjekësore.
🚨 Ivan Perišić has arrived in London to undergo a medical ahead of a move to Tottenham. pic.twitter.com/g186emXPP7
— Sky Sports News (@SkySportsNews) May 30, 2022
Ky transferim ka qenë dëshirë kryesore e trajnerit të Spurs, Antonio Conte. Perisic ka luajtur disa sezone për ekipin nga Milano, ndërsa në CV e tij ka klube si Dortmund, Wolfsburg, Bayern dhe Clubbe Brugge.
“Ivan Perišić ka mbërritur në Londër për t’iu nënshtruar testeve mjekësore përpara një transferimi në Tottenham” – Shkruan Sky Sports.
(BalkanWeb)