Në testin e radhës miqësorë, këtë herë në transfertën përballë Stupovi, në Malin e Zi, ekipi i Prestige dhuroi një paraqitje fantastike, mbi të gjitha në pjesën e dytë, ku me karakter e klas arritën të përmbysin rezultatin, një fitore 2-3 në transfertë që dhuroi jo pak emocione, pavarësisht se ishte thjesht një test për të kolauduar ekipin.

Malazezët e Stupovit ishin superior në pjesën e parë, kaluan shpejt në avantazh në minutën e 10-të pas një “përgjumje” të mbrojtjes së Prestige. Katër minuta më pas, një top i humbur në gjysmëfushë nga Prestige, bëri që Stupov të gjente dhe golin e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë. Prestige “zgjohet” dhe merr kontrollin e lojës, në minutën e 16-të portieri vendas bëri heroin duke mbajtur portën të paprekur.

Histori ndryshoi totalisht me fillimin e pjesës së dytë, ekipi i Prestige s’postoi malazezët në gjysmëfushë, në të 39-të, Hysenbelliu dhuroi një asist perfekt për Shimën i cili i vetëm përballë portierit nuk arriti të dërgoi topin në rrjetë. Atëherë kur më pak pritej, nga një goditje këndi, Hysenbelliu provoi drejtpërdrejtë kuadratin duke realizuar një gol fantastik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Goli bëri me krahë ekipin e Prestige teksa në minutën e 47-të barazuan shifrat pas një autogoli. Kampionët e Shqipërisë nuk hoqën dorë dhe në limitet e sfidës, në shtesë, Shaqe realizoi dhe golin e tretë duke përmbysur rezultatin dhe duke sjell festë tek ekipi i Prestige.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb