TIRANE– Dy automjete janë përfshirë sot në një aksident në zonën e ish-Bllokut. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, përballë selisë së LSI-së.

Por, nuk ka mjaftuar me kaq, pasi dy shoferët pasi kanë përplasur mjetet mes tyre (një tip ‘Audi’ dhe një Wolsvagen), kanë nisur të përleshen.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi nga vendngjarja se drejtuesit e mjeteve kanë goditur njëri-tjetrin me grushte. Pas aksidentit, drejtuesi i ‘Audit’ i theu me këmbë pasqyrën mjetit dhe me të tentoi të godiste shoferin.

Është dashur ndërhyrja e forcave policore për të ndarë sherrin. Ndërkohë, pas kësaj, nisi kontrolli në mjetin ‘Audi’ ndërsa drejtuesi u shoqërua në polici. “BalkanWeb” ka siguruar një video nga momenti i sherrit. Konflikti mes tyre ‘paralizoi’ për pak minuta dhe trafikun në këtë zonë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb