(Receta nga znj.Katerina)
Përbërësit

2 fileto pule 2 filxhanë çaji oriz basmati 5 filxhanë lëng pule ose perime 4 lgj vaj ulliri 1 qepë të grirë hollë 1-2 thelpinj hudhër ½ lç turmërik 100-150 gr rrush të thatë të zi 10-15 gjethe nenexhik Kripë, piper i zi.

Përgatitja

Fillimisht presim filetot e pulës në rripa në drejtim të kundërt të fijeve. Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe hedhim filetot e pulës e kaurdisim derisa mishi të ndryshojë pak ngjyrë dhe më pas shtojmë qepën e grirë hollë, hudhrat e shtypura dhe turmerikun. Vazhdojmë kaurdisjen në zjarr të nxehtë për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë orizin dhe rrushin e thatë.

I përziejmë mirë që të marrin nxehtësi dhe më pas shtojmë buljonin e nxehtë. Vendosim kapakun, ulim temperaturën në mesatare dhe e lemë orizin të ziejë derisa të krijojë vrimëza në sipërfaqe. Në fund shtojmë gjethet e nenexhikut dhe e servirim të ngrohtë pilafin me mish pule dhe rrush të thatë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb