Pamjet që shihni vijnë nga aksidenti që ndodhi sot në aksin Lushnjë-Fier, ku një çift bashkëshortësh dhe i biri mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi në fshatin Gorre.

Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga aksidenti ku shihet se mjeti që drejtohej nga shtetasja me inicialet L. P.

Duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” 56-vjeçarja ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesja dhe pasagjerët, shtetasi S. P dhe djali i tyre 17 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: