Janë zhvilluar sot pjesa më e madhe e sfidave të javës së 20 në “Seria A” ku si gjithmonë nuk munguan golat dhe spektakli.

Lazio e Thomas Strakoshës ka shkatërruar në transfertë Spal-in me shifrat 2-5. Pas ndalesës javën e kaluar kundër Inter skuadra kryeqytetase është rikthyer të fitoret duke e bërë edhe më interesante garën për zonën “Champions”.

Takimi u zhbllokua shumë shpejt pasi Alberto në minutën e 5-t bëri gjithçka deshi duke dërguar më pas topin në rrjetë. Avantazhi nuk zgjati shumë pasi Antenucci mposhti Strakoshën nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa tjetër e mbetur e 45-s minutëshit do t’i përkiste vetëm një personazhi, Ciro Imobile-s. Sulmuesi italian do realizonte 3 herë duke zhvlerësuar një tjetër gol të Antenucci-t i cili bëri që pjesa e parë të mbyllej me shifrat 2-4.

Në fraksionin e dytë të lojës Imobile do të plotësonte ‘pokerin’ e golave për të stampuar edhe shifrat përfundimtare.

Fitore edhe për Napolin i cili u imponua Veronës me rezultatin e pastër 2-0. Të besuarit e Mauricio Sarri-t e mbyllën pjesën e para pa gola, ndërsa në të dytën Koulibaly dhe Callejon firmosën për 3 pikët.

Te rezultatet pozitive është rikthyer edhe Milan pas 3 ndeshjeve. “Djalli” ka mposhtur minimalisht në “San Siro” me shifrat 1-0 skuadrën e Crotone-s ku aktivizohet edhe Arlind Ajeti.

Goli që vulosi 3 pikët dhe që rikthen përkohësisht qetësinë te të besuarit e Gatusso-s u realizua nga kapiten Bonucci që përfitoi pas një dalje të gabuar të portierit.

Renditja e “Seria A”

seria a
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb