Arrestohen 2 kosovarë në Pogradec. Policia thotë se i ka kapur teksa tentonin të kalonin emigrantët në mënyrë të paligjshme, kundrejt fitimit.

Këta dy persona sipas policisë u kapën duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– B. J., 41 vjeç dhe F. S., 48 vjeç banues në Prishtinë, Kosovë, të cilët u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore në afërsi të fshatit Memlisht, Pogradec, duke transportuar me mjetin minibus tip “Benz”, në drejtim të Prishtinës, 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb