DIBËR

Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon vizitën e tij në Verilindje të vendit, në Dibër ku ka zhvilluar takime të shumta me banorët e personalitete të zonës.

Mëngjesin e sotëm Kreu i Shtetit ka ndarë impresionet e natës së kaluar ku ka marrë pjesë në një mbrëmje festive. Siç shihet dhe në videon e pulbikuar prej tij, në “Facebook”, pa komplekse, presidenti i është bashkuar banorëve dhe valltareve në një valle me ritme të zonës.

“Një mbrëmje e paharrueshme në Zall Dardhë. Këto vise të mrekullueshme duhet të gjallërohen përgjithmonë! ??”, shkruan Presidenti Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: