IKMT ka nisur sot në mëngjes shembjen e disa ndërtesave në zonë  e ‘5 Majit’ në kryeqytet, për ti hapur një projektit te procesit te rindërtimit ku është parashikuar ndërtimi i një lagje të re.

Ndërkohë banorët ashtu siç edhe kanë paralajmëruar kanë protestuar ditën e sotme, kundër shembjes së banesave pa pasur një marrëveshje paraprake.

Banorët janë shprehur se kundërshtojnë sepse sipas tyre nuk specifikohet vendi dhe koha ku do të ekzekutohet rikompensimi përmes shkëmbimit dhe as cilësohet përdorimi i pronës.

Aksioni ka hasur në protestat e disa banoreve, ndërkohë që është tentuar bllokimi i fadromave.

Polica e Tiranës ka ndërhyrë duke shoqëruar disa persona, ndërkohë që e gjithë zona është e rrethuar me efektive për të mos lejuar pengimin e aksionit.

‘Përmes VKM 533 dt. 22.9.2021 për rindërtimin dhe shpronësimin për interes publik Bashkia Tiranë ka dorëzuar nje akt-marrëveshje e njëanshëm pa vule dhe firmë, në te cilën nuk gjendet afat fillimi as përfundimi i punimeve. Nuk specifikohet vendi dhe koha ku do të ekzekutohet rikompensimi përmes shkëmbimit dhe as cilësohet pronësisë apo përdorimi i pronës’, thuhet nga ana e banorëve.

Protesta 5 Maji 1

Protesta 5 Majiii

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: