TIRANE

Artistët e njohur shqiptarë, Çiljeta dhe Estto, tashmë kanë publikuar duetin e tyre të shumëpritur. “Zemër” mban titullin projekti i këngëtares, të cilin e kanë kompletuar edhe me videoklip.

Për tekstin dhe muzikën e këtij projekti është përkujdesur vetë Estto, teksa producimin e ka bërë Pllumb.

Miksimin dhe masterizimin e këngës ndërkohë e ka bërë shtëpia e hiteve, Redbox Entertainment. Videoja e veçantë dhe verore i është besuar produksionit të njohur ‘Pro Video’. Edhe pse është publikuar vetëm mbrëmjen e djeshme kënga ka marr mbi 100 mijë klikime në youtube.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb