E kush tha që në Tajlandë mund të pushosh i qetë? Një shqiptar nga Berati së bashku me miqtë e tij ka përjetuar një eksperiencë të frikshme sapo ka hyrë në hotel. Në një video të regjistruar nga vetë ai, duket se në verandën e hotelit i ka bërë surprizë një mik i paftuar, një gjarpër gjigand.

Fillimisht të trembur nga kjo e papritur të rinjtë kanë njoftuar rojet e hotelit, e më pas kanë nisur të regjistrojnë këtë video. Ajo që të befason është se gjarprin nuk e kapin apo vrasin, por e lënë të largohet vetë, duke bërë një zhurmë të madhe. Të guximshëm shqiptari dhe miqtë e tij kanë vijuar të qëndrojnë në këtë hotel.

Video të tilla kanë bërë bujë në media të huaja, ku gjarpërinj gjigant kanë hyrë në lokalet e mbushur me njerëz dhe janë vrarë më nga rojet apo persona të tjerë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: