Është luajtur këtë mbrëmje në Korçë super-ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit, ku këta të fundit janë larguar me humbje.

Ndeshja ka ngjallur emocione të forta te tifozët, të cilët kanë mbushur stadiumin, ku në një moment nuk harrojnë edhe politikën.

Në një video që gazetarja Lorena Kodra sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, dëgjohen tifozët që shpërthejnë në kor në thirrjet “Rama ik”. Sfida u mbyll me rezultatin 3-2 për Skënderbeun, i cili arriti të mposhtë kampionët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb