Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vijuar traditën e basketbollit në shkollat që inauguron për Rindërtimin.

Rama ka realizuar disa kosha në shkollën e re ‘’Ramazan Subashi’’ në Marikaj të Vorës.

Ai ka ftuar ministren për marrëdhënien me parlamentin, Elisa Spiropalin dhe atë të Rindërtimit, Arben Ahmetajn që të gjuajnë drejt koshit me topin e basketbollit.

Kryeministri ka qenë i pagabueshëm goditjen e tij, kurse Spiropali dhe Ahmetaj dolën huq me gjuajtjet e para.

Spiropali i bëri me dije Ramës se ishte volejbolliste dhe jo basketbolliste, por gjithsesi nga afër arriti të shënojë.

Ndërkaq ministri i Rindërtimit, Ahmetaj ja doli të realizojë pasi hoqi xhupin që kishte veshur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb