Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut videon e shperndare nga PD, nga konferenca e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama sot në Moskë dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ndërsa kapet pas një momenti.

Teksa Lavrov pohonte se në 2004 kishte ardhur në Tiranë për një vizitë zyrtare ku kishte nënshkruar një traktat miqësie e bashkëpunimi me ministrin e Jashtëm të asaj kohe, që s’u ratifikua, ndërhyn kryeministri Rama, i cili pohon se ai sot është kreu i opozitës, duke iu referuar kreut të PD-së Lulzim Basha.

“Kur gënjeshtra dhe injoranca bëhen bashkë, atëherë thuhen me “autoritet” nga Edi Rama keto budallalleqe kolosale”, shkruan Vasili.

Kujtojmë se në 2004-ën postin e ministrit të Jashtëm e mbante Kastriot Islami, i cili ishte pjesë e kabinetit qeveritar ‘Nano’, ndërsa Rama bëri lapsus, duke vënë në këtë post Lulzim Bashën, i cili u emërua në këtë detyrë më 2007-ën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb