Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e sotme me një thirrje për të gjithë qytetarët, që të paraqiten pranë qendrave shëndetësore për t’u vaksinuar kundër gripit.

Përmes një vide-mesazhi në “Facebook”, Rama shkruan se duhet të vaksinohen grupet më të rrezikuara, si të moshuarit, fëmijët dhe të sëmurët kronikë.

“MIRËMËNGJES ? dhe me ftesën për të shkuar pranë qëndrës suaj shëndetësore për të marrë vaksinën kundër gripit, të cilën grupet më të rrezikuara si të moshuarit, fëmijët (2-5 vjet) dhe të sëmurët kronikë do ta kenë falas, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb