Reshjet masive të shiut vijojnë prej 24 orësh në Bashkinë e Elbasanit, duke krijuar orët e fundit një situatë problematike.

“BalkanWeb” sjell pamje nga Elbasani, ku shihet se uji ka vërshuar frikshëm, kryesisht në vendin e quajtur N.Sh.U, ne lagjen nr.2 (tek Kriva), ne ish-kombinatin metalurgjik (tek uzina 12, tek sheshi nr.4).

Momentalisht, rrezikojnë përmbytjen disa banesa dhe objekte që ndodhen në këto zona. Aktualisht për përballimin e situatës po punohet nga ana e sektorit të MZSH dhe Agjencia e Shërbimeve Publike në bashkinë e Elbasanit për marrjen e masave për normalizimin e shpejtë të situatës. Ndërkohë, probleme të kësaj natyre raportohet se ka edhe në disa zona të bashkisë Cërrik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb