Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, tregon se si rezervistët të mobilizuar nga Putin për tu dërguar në front, janë duke u zënë me njeri-tjetrin ndërsa janë të dehur.

Agjencia e lajmeve Nexta, nuk i ka kursyer ironitë mbi ngjarjen.

“’Mbrojtësit e atdheut’ të mobilizuar në gjendje të dehur filluan një sherr mes tyre. Duket se jo të gjithë do të arrijnë në front”, thuhet në përshkrimin e videos.

Kujtojmë se Putin deklaroi ditën e djeshme se do të kryhet një mobilizim i pjesshëm me 300 mijë rezervistë, në përpjekje për të mbuluar mungesat e ushtarëve në front.

Thirrjes së Putinit i janë përgjigjur edhe deputetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb