Roma është eleminuar nga Europa League. Pavarësisht fitores 2-1 në ndeshjen e parë ndaj Atletico Bilbaos, ekipi i drejtuar nga Ranieri pësoi disfatë 3-1 në “San Mames”, në aktin e kthimit.
Takimi u kthye në “malore” për italianët, pasi Hummels doli me karton të kuq shumë shpejt që në minutën e katërt. Vendasit e Bilbaos ushtruan presion dhe gjetën golin e avantazhit me Nico Williams, në fundin e fraksionit. Berchiche dyfishoi shifrat, duke i dhënë qetësinë e duhur spanjollëve. Spektakli i Nico Williams nuk kishte mbaruar ende, me lojtarin që kompletoi dopietën dhe i dhuroi kualifikimin Bilbaos. Goli në fund i Paredes me penallti, shërbeu vetëm për statistikë.
Lazio nuk zhgënjen dhe shkon në fazën tjetër. Djemë e Baronit marrin një biletë për në çerekfinalen e Europa League. Lazio barazoi 1-1 ndaj Plzen në “Olimpico”, duke iu falur kështu fitores 2-1 në ndeshjen e parë.
(J.S/BalkanWeb)