Al-Nassr vazhdon përgatitjet në prag të ndeshjes së radhës në kampionat. Atmosfera në skuadër duket shumë e mirë dhe diçka e tillë është e reflektuar edhe në dhomat e zhveshjes.

Së fundmi është bërë publike një video në rrjetet sociale, ku djali i vogël i sulmuesit brazilian Talisca imiton festimin e zakonshëm të blerjes më të re të klubit nga elita arabe, Cristiano Ronaldo. I pranishëm aty, nuk mungon buzëqeshja e CR7.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: