Një fëmijë 10 vjeç është rrëzuar dhe është dëmtuar rëndë, teksa ka qenë duke luajtur me biçikletë në fshatin Leminot të Maliqit.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se 10-vjeçari është nisur me helikopter drejt Tiranës. Gazetarja sjell pamje në “BalkanWeb”, ku shihet momenti kur helikopteri i urgjencës merr fëmijën për ta sjellë në kryeqytet.

Sipas burimeve nga Spitali i Korçës, ku fëmija ka marrë ndihmën e parë mjekësore, bëhet e ditur se gjendja e tij ka qenë e rëndë, ndërsa ka dëmtime edhe në mushkëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb