Një incident i rëndë është regjistruar sot në fshatin Harizaj të Rrogozhinës, ku një shtyllë e tensionit të lartë ka rënë përtokë.

Situata ka qenë shumë problematike, pasi kabulli i korrentit ka qenë në tension që prej orëve të para të mëngjesit dhe deri rreth orës 10. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë sinjalizuar OSHEE, ndërsa kjo e fundit bëri shkëputjen e energjisë pas disa orësh.

Deri më tani siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, shtylla e tensionit të lartë, edhe nuk është rregulluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb