Pas Kupës së Italisë, futbolli italian rikthehet edhe me Serie A, fillimisht me ndeshjet e së shtunës, ndërsa sot në fushën zbritën Atalanta-Sassuolo dhe pas pak Inter-Sampdoria. Ekipi bergamask kërkon të ruaj ecurinë e rezultateve pozitive edhe pas pauzës së gjatë për të qenë sërish prezent në Champions League.

Një rifillim i mbarë edhe për mbrojtësin e kombëtares, Berat Gjimishti i cili jo vetëm zbriti në fushë si titullarë por gjeti dhe rrugën e rrjetës në minutën e 16-të. Gjimshiti ndoqi mirë aksionin në zonë dhe me një prekje të lehtë dërgoi topin në rrjetë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb