Ky sezon që sapo është mbyllur në “Premier League” ka rezultuar fantastik për Manchester City-n që jo vetëm arriti të fitonte por e bëri këtë duke vendosur edhe rekorde.

100 pikë, 32 fitore, 104 gola të shënuar, të gjitha edhe meritë e Pep Guardiolës që ka premtuar se dominimi i City-t do të vijojë. Gjithsesi këto shifra të frikshme kanë merituar vëmendje dhe për këtë klubi ka vendosur të bëjë një dokumentar të prodhuar nga Amazon.

Së fundmi ka dalë trajleri i parë i dokumentarit dhe ai duket spektakolar. Aty jepen pamje ekskluzive nga dhomat e zhveshjes, nga qendra stërvitore si brenda ashtu edhe jashtë. Gjithashtu edhe në fushën e Etihad.

All Or Nothing – Manchester City:

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb