Përpjekja e tre të rinjve për të bërë një selfie në shinat e trenit në Çikago të SHBA-së ka përfunduar në mënyrë dramatike, ku dy prej tyre përfunduan në spital në gjendje të rëndë pasi u goditën nga energjia elektrike.

Në video, tre të rinjtë shihen të ulur në shinat e trenit – ndërkohë që kjo është e ndaluar – pa e ditur se një rrymë 600 volt po kalon nëpër shina.

Mirëpo, në një moment njëri prej tyre, një djalë i ri, “trondiset” nga rryma, të njëjtën gjë e pëson pas disa sekondash edhe vajza pranë tij.

Shikoni videon:

Sipas autoriteteve lokale, të tre të rinjtë janë rreth 20 vjeç. Siç shihet edhe në video, anëtari i tretë i grupit ka tentuar t’i largojë nga radhët djalin dhe vajzën, me ndihmën e dëshmitarëve të tjerë okularë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 5 gushtit, ku djali i “goditur” fillimisht nga rryma është ndihmuar fillimisht nga ekipet e shpëtimit që e kanë rikthyer në jetë dhe më pas është shtruar në spital në gjendje kritike.

Edhe vajza mbeti e plagosur rëndë por ishte e vetëdijshme kur ekipet e shpëtimit mbërritën dhe gjendja e saj po përmirësohet dita-ditës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb