I mungon goli që nga sfida me West Ham në FA Cup dhe të gjithë në radhët e Southampton kryqëzojnë gishtat që Armando Broja të jetë në versionin e tij më të mirë në sfidën kundër Arsenal, një skuadër që prej kohësh po ndjek nga pranë sulmuesin kuqezi.

Jo vetëm “topçinjtë”, të shumë janë skuadrat që po monitorojnë nga pranë paraqitjet e sulmuesit të Southampton. Pengesa më e madhe mbetet Chelsea, skuadër që ka në pronësi kartonin e bluve, situata ku ndodhen londinezët nuk i lejon ekipet e tjera të futen në negociata pasi vuajnë sanksionet e vendosura nga qeveria britanike, fakt që e pranon edhe trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl:

“Të gjithë e dimë situatën ku ndodhet Chelsea, ka shumë ndryshime, nuk është e lehtë të gjesh një person aty për të folur rreth Armando Brojës, por ne po e provojmë dhe jemi të duruar. Në të njëjtën kohë jemi të përqendruar ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, sa më lart të jesh në tabelën e klasifikimit aq më i dëshiruar je nga lojtarët”, theksoi Hasenhuttl në konferencë për shtyp duke konfirmuar edhe një herë dëshirën e tij dhe të klubit për të blerë kartonin e sulmuesit shqiptar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb