Ndeshja mes Portos dhe Sporting Lisbonës bëri bujë nëpër media për shkak të sherrit që plasi mes lojtarëve. Një ndër ata që ranë në sy në atë kaos ishte ish-mbrojtësi i Real Madridit, Pepe.
Portugezi u përjashtua me karton të kuq në atë ndeshje, për shkak të dhunës që tregoi në fushë.
There were four red cards handed out after full time between Porto and Sporting Lisbon. pic.twitter.com/GumH0M9ABD
— Back Again W/Troopz Podcast (@backagain) February 12, 2022
Jo vetëm kaq, por kamerat kanë kapur lojtarin duke goditur një pjesëtar të stafit të kundërshtarëve.
Mbetet për tu parë se çfarë vendimi do të japë federata vendase, por ky incident mund të bëjë që lojtari të pezullohet deri në 2 vjet/ PANORAMASPORT.
(BalkanWeb)