Prej 15 ditësh vijojnë protestat masive në Tiranë dhe kudo nëpër botë ku jeton dhe punon diaspora. Kërkesa kryesore është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë së tij.

Ndërsa sheshi është mbushur plot me qytetarë, disa persona ndodhen në tarracat e institucioneve që ndodhen përgjatë bulevardit, duke fotografuar të pranishmit.

Qytetarët nga ana tjetër kanë tentuar ta “verbojnë” filmimin me lazer. Ajo që ngre pikëpyetje është fakti se përse është parë e nevojshme që turma të filmohet, sa kohë kjo është protesta e 15 dhe nuk është shënuar asnjë incident i dhunshëm, përkundrazi, qytetarët kanë treguar qytetari dhe kanë dhënë edhe shembuj për këtë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb