Shqipëria U-21 u mund me shifrat e thella 4-0 përballë moshatarëve të tyre të Francës, të zhvilluar ditën e sotme në transfertë.

Takimi pa vendasit totalisht dominues, teksa që në fillim kërkonin me doemos golin e zhbllokimit, por diccka e tillë erdhi vetëm në minutën 43-të, pas një penalltie të shkaktuar nga Shehu. Prej 11 metrave, Guiri nuk gaboi me Selmanin përballë.

Në pjesën e dytë, pas shumë ndërrimeve të teknikut Alban Bushi, erdhi edhe goli i dytë i francezëve, ku Eduardo shënoi pas një ngatërrese të Mersinajt në zonë. Në minutën e 89-të, Franca shënoi sërish me Eduardon, ndërsa goli i katërt erdhi në minutën e parë shtesë, me kokë nga goditja e dënimit.

FT | Franca U21 – Shqipëri U21 4-0

GOL: Guiri pen. 43′, Eduard 78′, 89′ Zagadu 91′ / 

 

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb