Një autoveturë, që qarkullonte në aksin rrugor Tiranë Elbasan, është përfshirë nga flakët në ecje. Burime zyrtare raportuan se në dalje të “Tunelit të Kërrabës” automjeti me targë AA 470FC është përfshirë nga flakët.

Drejtuesi i tij, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre, kanë zbritur menjëherë nga automjeti dhe kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës të Elbasanit, që ka shkuar menjëherë, duke arritur të shuajë flakët, të cilat kanë shkrumbuar automjetin.

Nga flakët u bllokua përkohësisht qarkullimi në këtë aks rrugor. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa paraprakisht dyshohet se automjeti është përfshirë nga flakët për shkak të ndonjë defekti në sistemin elektrik te makinës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb